Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur edhe për temën e Ballkanit të Hapur, dhe rolin e shteteve në këtë bashkësi rajonale.
“Platforma e “Ballkanit të Hapur” është ide e hapur. Vjen e merr atë që të duhet. Qytetarët duhet të kenë qasje të lirë. Për këtë ndërmarrje pikat e marrëveshjes mes disa shteteve janë shumë më të rëndësishme dhe të pranueshme për BE dhe SHBA-në. Nuk mendoj se Kosova humb diçka nëse është pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’” ka thënë Ahmeti.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, për “Ballkanin e Hapur”. “Problemi i Kosovës nuk është problem vetëm i Kosovës. Është problem i rajonit dhe botës. Të gjithë duhet të gjejmë zgjidhje për një problem të përbashkët. Serbia po angazhohet që të pengojë njohjet e reja për Kosovën por edhe po punon për të ndodh ç’njohjet e shteteve tjera për Kosovën. Ky veprim po e tensionon gjendjen dhe situatën. Duhet gjetur në një tavolinë të përbashkët një mekanizëm që i qetëson dhe qartëson problemet që i kemi si rajon. Unë mendoj se “Ballkani i Hapur” është një mekanizëm shumë i mirë. Kur futemi në një sallë, secili e njeh identitetin e njëri tjetrit” tha Ahmeti, i pyetur për pjesmarrjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur, që do mbahet sot dhe nesër, 7 dhe 8 qershor në Ohër.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe arritjet e BDI-së në 20 vjetorin e veprimtarisë politike në Maqedoni, periudhë të cilën Ahmeti e ka cilësuar si të rëndësishme, të rëndë por edhe ku ka pasur arritje për shqiptarët e Maqedonisë. /Click Plus/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...