Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti shpreson që koalicioni i partive në pushtet në Bullgari, të gjejë një kompromis për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për të zhbllokuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Balkan Talks”, Ahmeti u shpreh se pa ndihmën e Bashkimit Europian është e vështirë që të ketë ketë përparim në zgjidhjen e ngërçit midis dy vendeve.
“Pa ndihmën e Bashkimit Europian, vështirë se mund të ketë një epilog pozitiv kjo çështje, sepse në brendësi çështja është mjaft me ngarkesa emocionale, folklorike dhe etnike. Politika nuk mund të vensosë të së kaluarës historike”, u shpreh ai.
Ahmeti deklaroi se pala maqedonase i ka bërë hapat e saj, por se ende nuk është e sigurt se do ketë një zhvillim pozitiv.
“Kam parë që te kryeministri i ri i Bullgarisë ka një angazhim për ta përmbyllur këtë çështje, por ka shumë parti politike që e kanë ndërtuar këtë koalicion. Ne kemi bërë hapat e duhur, kërkesat e shtruara prej palës bullgare, por akoma nuk ka një hap që mund të themi se në qershor do të ketë një epilog pozitiv”, deklaroi Ahmeti.
Megjithatë, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është humbur besimi se mund të gjendet një zgjidhje përfundimtare, tha Ahmeti.
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...