Ahmeti: Nuk ka kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit

14:50 | 22 Nëntor 2022
A. B.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot përuroi rikonstruksionin e rrugës Ropalcë–Mateç. Ahmeti tha se të gjithë funksionarët kanë mbështetjen politike të BDI-së në kryerjen e punëve në infrastrukturë.

“I inkurajoj të gjitha autoritetet që kanë përgjegjësi në shtet të vazhdojnë me punët e tyre, të vazhdojnë me infrastrukturë, të vazhdojnë me vepra të cilat e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe çdo veprimtari dhe çdo aksion i të gjithë funksionarëve ka mbështetje të fortë politike nga BDI”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti nga këtu bëri thirrje për luftë të pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe për veting të përgjithshëm në funksione publike.

“Vetëm kështu mund ta ndryshojmë të sotmen, ta bëjmë më të mirë nesër dhe të vazhdojmë me proceset e rëndësishme siç janë anëtarësimi i vendit tanimë në BE dhe kjo rrugë nuk është e barrikaduar por këtë rrugë të hapur dhe të kalueshme e bëjmë vetë ne politikanët duke insistuar në luftë të pakompromist kundër krimit, korrupsionit dhe çdo të keq që mund ti bëhet vendit dhe qytetarëve dhe të jemi të suksesshëm, pamëshirshëm në luftë për veting të të gjitha strukturave politike, ligjshënëse, ligjzbatuese dhe rendruajtëse, kështu që vetëm kështu ne afrojmë dhe shkurtojmë rrugën drejt anëtarësimit në BE, edh pse skrinigu po bëhet por pas skriningut ka detyra të shtëpisë që ata duhet të kryhen në afat të pritshëm”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme