Pas votimit të sotëm të dytë për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka uruar qytetarët e Maqedonisë.
Në një video-incizim të publikuar në “Facebook” nga deputeti i BDI-së, Artan Grubi, dëgjohet duke thënë Ahmeti se “Marrëveshjen për Emrin me Greqinë, nuk ka fuqi që mund ta ndalojë”, njofton Portalb.mk.
Me 69 vota “për”, një të “përmbajtur” nga ana e deputetit Ferid Muhiq dhe asnjë “kundër”, Kuvendi për herë të dytë e ka votuar Marrëveshjen për Emrin me Greqinë. Vetëm 27 minuta ka zgjatur seanca kuvendore, në të cilën nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?