Google ADS

Ahmeti: Nuk ka dyshim se shqiptarët do t’i përgjigjen në mënyrë masive referendumit

22:55 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën në “Rruga drejt” në Alsat-M është përgjigjur edhe rreth pyetjes së referendumit për emrin.

“Kam thënë se diaspora është e përgjegjshme dhe e ndërgjegjshme dhe të organizohet në mënyrë aktive të jetë në referendum për të vulosur të ardhmen euroatlantike të vendit. Mendoj se shqiptarët e kanë mirëpritur këtë moment të rëndësishëm për shtetin e tyre, në çdo anketë kanë qenë mbi 90 për qind që kanë kërkuar anëtarësimin në NATO dhe BE, nuk ka dyshim se shqiptarët do t’i përgjigjen në mënyrë masive referendumit që vendi të anëtarësohet në BE dhe NATO. Edhe partitë politike do të organizohen që shqiptarët të jenë pjesë e rëndësishme e këtij procesi”, ka thënë Ahmeti./medial.mk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme