Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se do të arrihet që gjuha shqipe të përdoret edhe në përfaqësime diplomatike jashtë Maqedonisë së Veriut.
“Në gjërat që i kemi premtuar ne edhe i kemi realizuar. Jemi dëshmuar me gjuhën shqipe e kemi pasë si premtim për realizimin që buron nga Marrëveshja e Ohrit”.
“E kemi avancuar nuk kemi mbyllur u jemi drejtuar qytetarëve kemi avancuar, por është e pambyllur”.
“Të njëjtat qëndrime për Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe i kanë pasë edhe LSDM edhe VMRO, nuk janë pajtuar që ky ligj të arrihet por e kanë përkufizuar deri në përdorim në nivel lokal dhe jo në atë qendror”.
“Sa i përket ligjit për gjuhët shqiptarët kanë qenë bashkë, në këtë drejtim në këtë pikë shqiptarët kanë qenë bashkë, nuk ka pasë shqiptar që e ka kundërshtuar gjuhën dhe flamurin”.
“Dihet botërisht që gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut që është gjuhë zyrtare në përjashtim ashtu si përkufizohet edhe në Marrëveshjen e Ohrit që nuk është në përfaqësim jashtë vendit. Nuk është në përdorim në përfaqësime diplomatike, këto dy çështje i kemi quar në Komisionin e Venecias për të dhënë një sygjerim dhe mendim ata”.
“Kështu që për mendim tim kjo nuk është çështje e paarritshme, do të arrihet që gjuha shqipe të përdoret edhe në diplomaci ashtu si përdoret ne polici dhe gjykata”, ka thënë Ahmeti në Rubikon.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...