Ne mbyllim një kapitull me Greqinë, por hapim shumë kapituj të rëndësishëm për vendin dhe rajonin. Rajoni duhet të shkojë drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe paqe gjithandej. Nuk mund të ketë një Evropë stabile pa një Maqedoni, apo Shqipëri ose Kosovë e Serbi të destabilizuar.
Kështu tha lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sipas të cilit, moszgjidhja e problemeve që ka vendi krijon dhe pasoja të mos përparimit në drejtim të ekonomisë, të investimeve, krijohet frika për kapitalin dhe mjetet e qytetarëve.
Në një emision në televizionin Klan Maqedoni, Ahmeti është shprehur i sigurt se zgjidhja e kontestit me Greqinë krijon një klimë shumë më të mirë për investime, si vendore, por edhe vendore, ndërsa rrit mirëqenien e çdo qytetari.
“Moszgjidhja e problemeve që ka vendi krijojnë dhe pasoja të mos përparimit në drejtim të ekonomisë, të investimeve, krijohet frika për kapitalin dhe mjetet e qytetarëve. Kjo ka qenë edhe shkaku që tani ka një stagnin në aspektin ekonomik. Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgari ndikon në raportet ndërfqinjësore, por ndikon edhe në zhvillim të ekonomisë, si dhe stabilizon rajon. Zgjidhja e problemit me palën greke krijon një klimë shumë më të mirë për investime, si vendore, por edhe vendore. E rëndësishme është se zgjidhja e emrit detyron Brukselin zyrtar për ndihmë dhe qasje të drejtpërdrejt me Maqedoninë, sepse do hapen kapitujt shumë interesant që e ofrojnë vendin drejt BE-së. Tashmë negociatat realisht po zhvillohen. Sigurisht që ka shumë punë në drejtim të reformave në drejtësi, dhe shumë e rëndësishme është edhe kapitulli për ambientin…”, tha Ahmeti.
Ne mbyllim një kapitull me Greqinë, por hapim shumë kapituj terë të rëndësishëm për vendin dhe rajonin, është shprehur ai.
“Rajoni duhet të shkojë drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe paqe gjithandej.. Nuk mund të ketë një Evropë stabile pa një Maqedoni, apo Shqipëri ose Kosovë e Serbi të destabilizuar. Pa i përmbushur obligimet dhe standardet që na fut në BE, është në të mirën tonë dhe jo të Evropës. Sundimi i ligjeve është në të mirën tonë. Nuk të pyesin në Zvicër apo Gjermani nëse je apo jo shqiptarë. Shkelja e Ligjit gjobitet njësoj për të gjithë…”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai foli edhe për rikonstruimin e mundshëm qeveritar ku tha se:
“Ka mundësi të ndodhë, ka vend për veprim. Ka shumë çka për të dëshiruar, por prap se prapë mendoj se gjërat kanë lëvizur përpara. Pa mos pasur analizë për punën e ministrave nuk mund të flas më shumë. Do ta diskutoj edhe me kryesinë” tha Ahmeti sonte në debatin në Klan Maqedoni.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?