Google ADS

Ahmeti: Me 21 prill nuk votohet Stevo Pendarovski, votohet për BE

21:15 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

BDI sot ka mbajtur tubim në qytetin e Kërçovës. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se janë bërë anketime dhe studime dhe pjesa dërmuese e shqiptarëve kanë qenë për president konsensual sepse shqiptarët janë ata që e kanë kuptuar njërin nga parimet kryesore të Marrëveshjes paqësore të Ohrit demokracinë konsensuale.

“Ne pa mos qenë të sigurt se shqiptarët nuk bëjnë një hap përpara nuk do të hynim në këto veprime por kemi qenë të sigurt dhe jemi shumë të sigurt se shqiptarët përfitojnë nga këto Marrëveshje dhe fitojnë sigurisht përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, përmbylljen sa më të shpejt të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në paktin politiko-ushtarak të quajtur NATO. Kjo zgjidhje, ky koncept dhe kjo filozofi që po e instalojmë ne dhe që ka të atillë duan ta prishin, por nuk arrijnë të dot asnjë vepër kapitale të cenojnë dhe parandalojnë por të gjitha janë përmbyllur me sukses” u shprehë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shprehë se shqiptarët e mbështesin kandidatin për president konsensual pasi ata duan që proceset të ecin përpara.
“Me 21 prill nuk votohet për Stevo Pendarovskin, votohet për Bashkimin Evropian,votohet për NATO, votohet të vendosen standarde të mirëfillta se ky vend mund të ec përpara vetëm në komunikim dhe bashkëpunim me kompromise me dialog me dy komunitet më të mëdha në vend atë shqiptarë dhe maqedonase ndërkaq komunitete tjera japin ndihmën e tyre në këto procese por përgjegjësin për fatet dhe fatkeqësinë e këtij vendi janë në duart e dy komuniteteve,” tha Ahmeti./ShenjaTv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme