Google ADS

Ahmeti marrëveshje me Zaevin – shqiptarët pa kandidat për Shkupin

15:36 | 8 Shtator 2017
Arbresh.info

Siç mësohet jozyrtarisht nga një burim i lartë në partinë BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti janë në negociata intensive që duhet të rezultojnë me mbështetje të kandidatit të LSDM-së nga ana e BDI-së që në raundin e parë.

Kërkesa e Zaev është me qëllim për të përdorur modelin zgjedhor në Maqedoni dhe të fitoj një kryetar komune që në raundin e parë.

Nëse marrëveshja arrihet, kjo do të jetë hera e parë në historinë e Maqedonisë që partia më e madhe shqiptare nuk ka kandidat për kryetar komune, edhe pse më shumë se 20% e shqiptarëve jetojnë në Shkup.

Kjo do të thotë se shqiptarët nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë mbështetje për një kryebashkiak shqiptar në Shkup, gjë që është e barabartë me një katastrofë kombëtare.

Sipas të njëjtit burim, motivi kryesor i Ahmetit për t’u pajtuar me kërkesën e Zaevit është që BDI-ja të shmang një përballje e drejtpërdrejtë me partinë BESA në Shkup dhe një disfatë serioze.

BESA konsiderohet si favorit për këto zgjedhje, veçanërisht në Shkup, ku komuna e Çairit është bastioni më i fortë i tyre.

Në BDI ka pakënaqësi serioze me këtë qëllim të Ahmeti, thonë Ahmeti bën politikën e konceptit “vëllazërim-bashkim” nga ish-Jugosllavia, ku shqiptarët ishin të margjinalizuar dhe pa të drejtat më themelore.

Burimi thotë se anëtarët e partisë kanë frikë se me këtë lëvizje dhe me ikjen nga fushëbeteja që nga fillimi tregojnë se po tërhiqen nga fitorja në zgjedhjet lokale në Çair dhe Saraj të cilat janë pjesë e qytetit të Shkupit dhe paraprakisht konsiderohen si të humbura.

I njëjti burim ka thënë se një pjesë e madhe e anëtarësisë së BDI-së në Shkup dyshojnë se Ahmeti është shantazhuar nga LSDM për veprimet e tij kriminale që kryenin anëtarët e familjes së tij dhe për këtë arsye i tradhton shqiptarët.

A do ti shes Ali Ahmeti shqiptarët në Shkup, mbetet për t’u parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme