Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin debativ në TVM2 foli mbi marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve duke i cilësuar këto se kanë karakter ndërkombëtar dhe se nuk mund të ndryshojnë.
“Të dështonte marrëveshja e Prespës do të ishte vetëvrasje”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti duke shtuar se marrëveshja e Ohrit është ngushtë e lidhur me marrëveshjen e Prespës për shkak se me këtë marrëveshje shkohet në rrugën euroatlantike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti tha se duhet të ndërtojmë politika se si ta ndërtojmë standardin jetësor siç janë sundimi i ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ekonomi.
Ahmeti gjithashtu tha se ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska,pa përgjegjësi del me deklaratë për vjedhje të 19 milion eurove duke e cilësuar këtë deklaratë si luftë speciale ndaj BDI-së.
“Nëse dikush ka një fakt, urdhëroni në prokurori, në rrugë institucionale”, tha mes tjerash Ahmeti duke shtuar se ai vet personalisht i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të hap hetim ndaj tij për gjithë këto vite.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë