Lideri i BDI-së Ali Ahmeti nuk ka propozim për atë se kush duhet të zgjidhet për prokuror në Prokurorinë së re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë. Ai sikurse edhe kryeministri Zaev është i mendimit se këtë duhet ta bëjë këshilli gjyqësor. Ahmeti vlerëson se nuk ka nevojë që të zgjidhet ndonjë prokurorë nga jashtë, ashtu sikur edhe propozoi kreu i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela.
“Vendi nuk ka nevojë që të ta huazojë apo ta shndërroj veten në protektorat. Sepse gjërat dhe proceset në vend kanë shkuar aq larg sa që ne jemi anëtarë i NATO-s dhe jemi në prag të hapjes së negociatave për në BE-. Vendi ynë ka kapacitet dhe mire të organizohet si në aspektin e gjyqësisë ashtu edhe në legjislativë dhe në ekzekutivë”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti për bisedat e përgjuara, në të cilat pjesë e tyre është edhe ai, tha se në qoftë se ka materiale që mund të përdoren si dëshmi, atëherë prokuroria le t’i përdor.
“Ato janë në duart e prokurorisë dhe mund të shfrytëzohen për argumente për tu vënë drejtësia në vend dhe të përmbyllen të gjitha thashethemet propagandat dhe lajmet e rrejshme që po përhapen në opinion me qëllim të dezinformimit dhe shkaktimit të hutisë tek qytetarët”, potencoi Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Në lidhje me ndryshimet në kodin zgjedhor, Ahmeti tha se Maqedonia e Veriut nuk duhet të hap çështjen për ndryshimin e njësive zgjedhore, sepse siç tha kjo çështje është e papërpunuar.
Ahmeti foli për vetingun për të cilin thotë se do të hapet një debat nëpër grupe parlamentare që çdo funksionar të kaloj përmes një institucioni./TV21/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...