Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti zgjedhjet e gjashta lokale i ka vlerësuar të suksesshme si për partinë që ai drejton por edhe për tërë vendin në përgjithësi.
“Këtë proces zgjedhor do ta vlerësoja të suksesshëm, në të cilin gjithçka ka shkuar në kuadër të normalitetit. Nuk ka pasur probleme, nuk ka pasur ndonjë çrregullim. Si i tillë, duhet të përshëndet nga të gjithë. Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet nga i gjithë spektri politik, sepse zgjedhjet ishin korrekte dhe demokratike”, ka deklaruar Ahmeti për gazetën “Epoka e re”.
Lideri i BDI-së, duke iu referuar rezultateve të faqes zyrtare të KSHZ-së thekson se nga rezultatet e raundit të parë vota ka qenë partiake dhe etnike, duke thënë se partia e tij ka mundur të dy partitë që ishin në koalicion.
“Në të gjitha vendbanimet BDI-ja ka dalë fituese edhe në garën për kryetar, edhe në atë për këshilltarë.
Pra, kjo nuk është diçka që unë e them për ta inkurajuar anëtarësinë e BDI-së apo për të krijuar inskenim, por është një e vërtetë që nuk mund të mohohet, sepse janë të dhënat nga KSHZ.”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...