Ahmeti i kundërpërgjigjet Selës: Jeni bërë shumë liderë në opozitë, nuk di cilit t`i dalë në mejdan

08:06 | 26 Maj 2018
Arbresh.info

Pas ftesës publike të Liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela që përmes një prononcimi për Zhurnal ia bëri kreut të BDI-së, Ali Ahmetit për një duel televiziv, vjen kundërpërgjigja e këtij të fundit.

Ahmeti në një prononcim për zhurnal shprehet se në skenën politike janë shfaqur shumë lider dhe nuk di se me cilin të del në mejdan. Ai turpërohet për këtë dukuri që po ndodhë në skenën politike shqiptare në Maqedoni.

“Po ka shumë lider te shqiptarët, dhe nuk e di me kë me dalë në mejdan. Në opozitë mbetet edhe z.Kasami. U bëmë gazë i botës dhe turp i botës me dhjetra parti. Me të vërtetë nuk di njeri si t’i trajtojë, me vjen turp seriozisht kur kemi takime me ndërkombëtarët me dhjetra lider shqiptar të Maqedonisë”, ka theksuar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme