Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë pas takimit me Zoran Zaevin ka thënë se me kryetarin e LSDM-së ka biseduar për shumë çështje si dhe për dallimet që ekzistojnë mes BDI-së dhe LSDM-së për çështje të kushtetutës së vendit për situatën aktuale politike në vend.
“Janë biseduar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjidhje të problemeve dhe ky komunikim duhet të vazhdojë më tutje për të gjetur zgjidhje më të mirë për qytetarët e Maqedonisë zgjidhje që do të prodhojë stabilitet në gjitha fushat, mbetet që BDI së shpejti të ftojë organet drejtuese të vazhdojnë analizat mbi opsionet që i ka paraqitur para opinionit dhe të shohë e të vendosë për opsionin më të pranueshëm dhe të realizueshëm për vendin por edhe për qytetarët. Tani për tani nuk bëhet fjalë për ndërtime e koalicionime i gjithë takimi ka shkuar duke parë se ku janë dallimet substanciale mes dy subjekteve politike, nuk dua të flas për pesimizëm dhe zgjidhja që do bëhet mos jetë që shkakton huti e probleme në vend ne jemi për zgjidhje të drejtë, gjuha duhet të ketë statusin që i duhet si zyrtare në këtë vend me imtësi shihet çdo gjë që mos bëhet ndjesi s e punohet me nxitim”, ka thënë Ahmeti./MIA/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...