Google ADS

Ahmeti-Geer: Maqedonia e Veriut meriton nisjen e negociatave

19:38 | 26 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të partisë, Ahmeti i ka thënë ambasadorit evropian Geer se Maqedonia e Veriut, përkatësisht koalicioni qeveritar është plotësisht i përkushtuar në agjendën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, që njëherësh është dhe qëllim strategjik i yni, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë bisedës, Ahmeti dhe Geer u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut po bën përpjekje të fuqishme për të realizuar reformat e brendshme në mënyrën më efikase dhe gjithëpërfshirëse. Përveç kësaj, kryetari i BDI-së Ahmeti i shprehu mirënjohje ambasadorit Geer për angazhimin e Bashkimit Evropian sa i përket mbështetjes për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer gjithashtu biseduan dhe për çështjen e vetme të hapur të Maqedonisë së Veriut, kontestin me Bullgarinë. Ahmeti i tha ambasadorit Geer se kjo situatë e krijuar do të tejkalohet përmes dialogut të mirëfilltë dhe shumë konstruktiv midis Shkupit dhe Sofjes dhe që në këtë drejtim vendit i duhet një lehtësim nga Bashkimi Evropian, ngjashëm si edhe me Greqinë”.

“Në fund të këtij takimi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i tha ambasadorit të BE-së, David Geer se të dyja palët, edhe Shkupi edhe Sofja duhet të jenë shumë të kujdesshme në përmbylljen e këtij kontesti dhe që duhet pasur parasysh se “sa më shumë histori, aq më shumë nostalgji” do të shkaktohet”, thuhet në fund të njoftimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme