Ahmeti dhe Koja biseduan për ndryshimet kushtetuese dhe për marrëveshjen e Ohrit

13:23 | 27 Tetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në zyrat e partisë në Tetovë, e priti shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorin Clemens Koja.

“Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën politike në vend, ndryshimet kushtetuese, reformat, si dhe për marrëveshjen e Ohrit. Kryetari Ahmeti shprehi kënaqësi për shkak përkrahjes për ndryshimet kushtetuese në Kuvend ku u mundësia zbatimi i marrëveshjes së Prespës dhe dërgimit të endit një hap më afër deri në NATO dhe BE”, kumtojnë nga BDI-ja.

Sipas Bashkimit Demokratik për Integrim, kj parti do të vazhdojë në përpjekjet në procesin integrues si prioritet absolut jo vetëm për BDI-në, por i të gjithë qytetarëve.

“Ahmeti bisedoi edhe për përkushtimin e tij dhe të BDI-së për reformat sistematike dhe sundimit të së drejtës si kushte kryesore për bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme