Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u takua të enjten në Tetovë me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier, ku është diskutuar mbi situatën politike në vend, rrethanat gjeopolitike dhe mundësitë për zgjidhje të ngërçit politik dhe institucional në Maqedoni.
Ahmeti elaboroi mbi të gjitha hapat konstruktiv për dalje nga kriza që ka ndërmarrë partia që ai drejton në përputhje me pritjet e qytetarëve dhe pritjet e komunitetit ndërkombëtar.
BDI si parti fituese te shqiptarët dhe përcaktuese në këtë mandat, i dha përkrahjen vendimtare shumicës së re reformuese parlamentare për të formuar një Qeveri e cila do të zbaton agjendën dhe programin e paracaktuar nga komuniteti ndërkombëtar nëpërmjet zbatimit të përpiktë të reformave në gjyqësor, rrumbullakimit të Marrëveshjes së Ohrit, integrimit euroatlantik, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Ahmeti njoftoi ambasadorin Timonier që BDI ka vijuar, edhe përtej ndërmarrjes së të gjitha hapave paraprak, me përpjekjet për dalje nga kriza duke ftuar në veçanti dy partitë politike maqedonase që të angazhohen pa asnjë vonesë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes dhe realizimit të pritjeve të qytetarëve për paqe, stabilitet dhe siguri.
Çdo vonesë paraqet mundësi për kundërshtarët e rrugës sonë drejt integrimit në NATO dhe BE për të shtruar ndikimin e tyre dhe për të thelluar hendekun midis qytetarëve të vendit tonë, u tha në takim./Arbresh.info
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër