Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup shënoi 20 vjetorin e themelimit si subjekt politik.
Në këtë ngjarje, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij elaboroi plotësisht suksesin e këtij udhëtimi dy dekadash.
“Si sot, 20 vjet më parë, çlirimtarë dhe liridashës, idealistë dhe misionarë, paqebërës, intelektualë e patriotë u mblodhën për të formuar familjen tonë të përbashkët me themele të shëndosha dhe të qëndrueshme, Bashkimin Demokratik për Integrim. Dy dekadave tona dje dhe pardje iu gëzuan me dhjetëra mijëra qytetarë në sheshet e Shkupit dhe të Tetovës, edhe atë me arsye të fortë e të shëndosh sepse kanë se për ç’farë të gëzohen e të festojnë.
Së bashku i gëzohen: paqes, pajtimit, zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, barazisë dhe drejtësisë, demokracisë konsensuale, integrimit të brendshëm, rajonal dhe euro-amerikan dhe të ardhmes, agjendës së gjelbër”, tha Ahmeti.
Ai shtoi se paqja dhe pajtimi në vendin tonë janë arritur në bashkëpunim me partitë politike maqedonase duke marrë përgjegjësi të përbashkët për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e pajtimit përfundimtar ndërmjet komuniteteve.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë