Agjenti i shërbimit sekret serb tregon detaje interesante për Ali Ahmetin

16:48 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Agjenti i shërbimit sekret serb (BIA) Goran Zhivaljeviq, i cili përmendej si skenarist i mundshëm i ngjarjeve të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë, ka mbrojtur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Në intervistën për televizionin serb “Happy TV”, Zhivaljeviq ka thënë se në Maqedoni ekzistojnë dyshime të panevojshme ndaj aktiviteteve të shërbimit serb dhe në këtë kontekst ka përmendur akuzat e bëra ndaj Ali Ahmetit, se ka qenë spiun i Serbisë.

“Edhe për atentatin ndaj Kiro Gligorovit ekzistojnë dyshime te një pjesë e madhe e opinionit në Maqedoni se është vepër e shërbimit serb edhe për rënien e aeroplanit të Boris Trajkovskit në Mostar. Këto dyshime absurde shkojnë edhe më larg. Paramendoni disa gazetarë dhe një pjesë e opinionit dyshojnë se edhe përfaqësuesi i UÇK-së, Ali Ahmeti, ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit serb”, thotë Zhivaljeviq.

Ai e mbron Ahmetin duke thënë se nuk është e saktë se ka qenë bashkëpunëtor i policisë serbe, por se partia rivale ka akuzuar pa bazë, transmeton Gazeta Lajm.

“Ali Ahmeti me siguri do të më falënderojë për këtë që po e flas tani. E përshëndes”, ka thënë Zhivaljeviq.

“Ata posedojnë disa nënshkrime të fotokopjuara të Jovica Stanishiqit se si e liron (Ahmetin) nga detyra”, ka ndërhy udhëheqësi i emisionit, duke nxjerrë detaje të cilat nuk janë publikuar në “dosjet e PDSH-së” për Ahmetin. Me këtë, ai edhe më tepër e ka bindur opinionin se Ali Ahmeti nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb.

Pas kësaj paraqitje të Zhivaljeviqit, janë shtuar dyshimet se nga e dinte kryetari i BDI-së Ali Ahmeti se më 27 prill mund të ketë rrëmujë dhe nuk shkoi në Parlament për të votuar Talat Xhaferin.

Zhivaljeviq ka mohuar se Serbia ka tentuar të likuidojë Zaevin, duke aluduar se një gjë të tillë kanë dashur ta bëjnë maqedonas që janë pro Kroacisë.

Këtë pjesë të bisedës mund ta dëgjoni nga minuta 34 në videon më poshtë (biseda është në gjuhën serbe, për përkthimin adekuat na ndihmoi një ish anëtar i BDI-së).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme