Partia radikale e djathtë “Agimi i Kuq” në Greqi drejt fundit: Ajo nuk përfaqësohet më në parlamentin e ri dhe po gërryhet nga grindjet e brendshme.
Ishte një rezultat zhgënjyes elektoral: Me 2,93 përqind të votave ekstremistët e djathtë “Agimi i Artë” në Greqi dështuan në pragun e përfaqësimit parlamentar, që ligji e parashikon me të paktën 3 përqind të votave. Pas zgjedhjeve parlamentare më 7 korrik kësaj partie iu desh t’u verë kapakun ambicieve politike për katër vitet e ardhshme. Por një tjetër grupim i ri i së djathtës, i ashtuquajturi “Zgjidhja greke”, ia doli të përfaqësohet në parlament. Kryetari i partisë Kyriakos Velopoulos konsiderohet si populist i paparashikueshëm, por ai nuk është militant. Me sa duket zgjedhësit e së djathtës kanë vendosur për një zgjidhje më pak radikale dhe kësaj here i kthyen kurrizin “Agimit të Artë”.
Pas zgjedhjeve Nikolaos Mikaloliakos në një fjalim në televizion thotë, se gjoja ka pasur tradhëti nga ish-shokët e tij të idealit. Fillimi i fundit për një trupë të dhunshme të padëshiruar? KA shumë mundësi, thotë politologia Vassiliki Georgiadou, e cila hulumton ekstremizmin e djathtë dhe ka shkruar disa libra për këtë. “Jo vetëm suksesi, por edhe forca organizative e “Agimit të Artë” me sa duket ka rënë”, thotë për Dë Georgiadou. Në vitet e shkuara partia praktikisht ka funksionuar si një milici, duke i mobilizuar njerëzit e saj kryesisht në kryeqytet në epiqendrat e saj. Por nëse suksesi politik mungon, atëherë partia neonaziste nuk është më tërheqëse për përkrahësit e saj, mendon ekspertja. Një tjetër pasojë: “I ashtuquajturi parimi i udhëheqësit duket se nuk funksionion më, kryetari i partisë Mikaloliakos është i diskutueshëm.”
Procesi penal vazhdon
Ndërkaq procesi kundër Mikaloliakos dhe anëtarëve të tjerë drejtues të partisë vazhdon për shkak të “anëtarësisë në një organizatë kriminale”. Për këtë lloj krimi kodi penal parashikon deri në dhjetë vjet burg dhe në rast të ndërlidhjes edhe me vepra të tjera penale dënimi mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm. Ky proces ka nisur pas vrasjes së aktivistit të majtë Pavlos Fyssas në qytetin port të Pireut para gjashtë vjetësh.Asokohe neonazistët e “Agimit të Kuq” ishin të përfaqësuar me 18 deputetë në parlament. Prokuroria pandeh, se vrasja ka ndodhur me udhëzim të Mikaloliakos ose drejturesve të tjerë të partisë. Prej kohësh anëtari i partisë Jorgos Roupakias e ka pranuar, që e ka goditur me thikë Pavlos Fyssas. Të enjten (25.07) ai u mor në pyetje nga gjyqtarët. Ai nuk shprehu aspak pendesë. Ishte një goditje e thjeshtë vdekjeprurëse, e prej kësaj ju keni bërë një temë gjigande”, protestoi Roupakias para gjyqit. “Ky është një turp”, shkruan gazeta e Athinës “Ethnos”.
Procesi kundër 69 anëtarëve të partisë “Agimi i Kuq” e përkrahësve të saj nisi më 2014 në burgun e sigurisë së lartë Korydallos. Vendimi pritet në vjeshtë.
Grindje për mandatet
Ndërkohë që në zgjedhjet për Parlamentin Europian në maj “Agimi i Kuq” arriti të ketë sukses dhe do të dërgojë tashmë dy deputetë në Bruksel. Një ndër përfaqësuesit e ri është Ioannis Lagos, dikur një punonjës i sindikatës që sipas prokurorisë së Athinës është të paktën bashkëpërgjegjës për vrasjen e aktivistit të majtë Fyssas në shtator 2013. Ende pa mbërritur në Bruksel Lagos deklaroi papritur daljen e tij nga partia. Ish-kandidati në zgjdhje e dorëzoi mandatin e tij. Por nuk mjafton vetëm kjo, ka edhe më shumë arsye për indinjatë kryetari i partisë Mikaloliakos: Ish-politikani i tij për Europën Eleftherios Synadinos e akuzon atë publikisht edhe për praktika të dyshimta financiare, shkruan DW.
grindjet në rritje brenda partisë tek e fundit flasin për fundin e “Agimit të Kuq”, mendon politologia Georgiadou. Megjjithatë kjo partinuk dueht nënvleftësuar, thotë ekspertja: “Në Greqi ekstremistët e djathtë kanë një publik të përhershëm, me rreth shtatë përqind. Nëse zgjedhësit i kanë kthyer përfundimisht shpinën “Agimit të Kuq” ose jo, kjo varet prej faktit se sa bindëse janë për elektoratin partitë e mëdha popullore.”
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...