Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ministri i deritashëm i MPB-së, Naqe Çulev, zyrtarisht ia dorëzoi funksionin Agim Nuhiut.
“Pas pranim-dorëzimit, sipas ligjeve ekzistuese, Nuhiu do të udhëheqë me ministrinë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht deri në zgjedhjen e ministrit të ri për Punë të Brendshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Agim Nuhi në ‘Facebook’ shkroi se prej sonte do të ketë përgjegjësinë dhe nderin të jetë në krye të MPB-së.
“Z. Çulev i shprehëm falënderime për bashkëpunimin në udhëheqjen e MPB-së në një periudhë të vështirë! Respektimi i kuadrit ligjor dhe atij institucional mbetet përkushtimi ynë në të gjitha periudhat e qeverisjes institucionale”, shkruan Nuhiu.
Naqe Çulev ishte ministër teknik i MPB-së nga radhët e OBRM-PDUKM-së që nga 3 janari i këtij viti. Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, partia më e madhe opozitare 100 ditë para zgjedhjeve kuvendare e merr ministrin e MPB-së dhe disa ministri të tjera.
Për shkak të pandemisë dhe anulimit të zgjedhjeve, Naqe Çulev mbeti pak më gjatë në krye të ministrisë.
Ndryshe, Agim Nuhiu ishte zëvendësministër i MPB-së. Ai poashtu u emërua si ministër në vitin 2016 deri zgjedhjen e Qeverisë së atëhershme.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...