Sipas Covid-buletinit shëndetësor, 888 pacientë të infektuar ose të dyshuar për Covid-19 janë aktualisht të pranuar në spitale në të gjithë vendin, një numër që po i afrohet 900.
Në 24 orët e kaluara, 7 pacientë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 158 pacientë janë shtruar në spital. Ka 131 pacientë në mbështetje të oksigjenit, asnjë pacient në ventilim mekanik.
Në spitalin në Kozle janë shtruar 8 pacientë pozitivë dhe 1 fëmijë të dyshuar për Covid-19 dhe 23 pacientë të rritur, pozitivë ose të dyshuar për virusin.
Ka 9 pranime në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa gjithsej 79 pacientë janë të shtruar në këtë spital. 13 pacientë janë në respirator.
44 pacientë, pozitivë dhe të dyshuar për Covid-19, janë të shtruar në Institutin për TBC.
71 pacientë janë të shtruar në spitalin në Manastir, dhe 52 pacientë janë në spitalin e Shtipit. 452 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Covid-19 janë të shtruar në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan, Gjevgjeli, Kërçovë, Kavadar./telegrafi
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...