Google ADS

Afrim Gashi: Besa do të shënojë fitore në zgjedhjet lokale

17:47 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Lëvizja Besa në raundin e parë të zgjedhjeve lokale do të ketë numër më të madh të votave te shqiptarët, ndërsa në raundin e dytë do të fitojë në shumë komuna.

Me këtë optizmizëm shprehet Afrim Gashi nga Lëvizja Besa, në një intervistë për mkd.mk.

Sipas tij, deri atëherë ata shpresojnë se do të respektohet ligji dhe do ta përfitojnë një anëtar në KSHZ, ndërkaq nëse u thuren përralla nga ana e deputetëve, të njëjtët nuk do rrinë indiferentë, ashtu siç ishte rasti me Ligjin për Gjuhës Shqipe.

Ai thotë se politikanët maqedonas ende kanë dëshirë ta quajnë gjuhën shqipe “një gjuhë e cila përdoret vetëm nga 20 për qind e popullatës”.

“Lëvizja Besa në mënyrë intensive përgatitet për zgjedhjet lokale, ndaj edhe tentojmë të arrijmë në koalicion me ndonjë parti tjetër shqiptare. Vendimi konkret do të dihet ditëve në vijim. Kryesia qendrore do ta merr vendimin e duhur”.

“Sa u takon zgjedhjeve lokale, hapat e kësaj Lëvizjeje – gjegjësisht koalicionimi apo bashkëpunimi me parti të tjera, nuk janë me shantazhe apo vështirësi”.

Gashi ka shtuar se ata nuk do t’i ndalin përpjekjet për ta kërkuar një anëtar në KSHZ.

“‘Lufta’ jonë në zgjedhjet lokale do të përfshin gati të gjitha komunat ku kemi votë shqiptare dhe shpresojmë në fitore”.

“KSHZ nuk e respekton ligjin dhe realiteti politik nuk përkon me kodin e Ligjit të Komisionit Zgjedhor, meqë sipas ligjit anëtarë të KSHZ-së duhet të jenë tre përfaqësues të partive opozitare”.

“Ne jemi të bindur se me ligj na takon ta kemi një anëtar në Komision, ndaj dhe kërkojmë ndryshim të të Ligjit Zgjedhor”.

“Nëse Qeveria e hedh topin, atëherë ne si parti do të tentojmë deri në fund ta kërkojmë të drejtën tonë legjitime”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme