450 shtetasit afganë të strehuar në vendin tonë presin kompletimin e dokumenteve që më pas të transferohen në destinacionet që synojnë. Informacionet rreth tyre janë të pakta.
Nga Ambasada Amerikane në Shkup, nën kompetenca të së cilës është procedura për kompletimin e dokumentacioneve, thonë se Departamenti i Shtetit nuk mund të japin informacione konkrete për ndonjë aplikant specifik, megjithatë thonë se në përgjithësi shumica prej tyre synojnë Kanadanë, SHBA-të dhe shtete të tjera.
“Të evakuuarit afganë që Maqedonia e Veriut pranoi të mirëpresë, mbërritën në Maqedoninë e Veriut në periudha të ndryshme dhe financohen nga grupe të ndryshme. Si rezultat, ka dallime midis tyre. Në përgjithësi, shumë po shikojnë zhvendosjen në Shtetet e Bashkuara, Kanada ose vende të tjera. Departamenti i Shtetit nuk mund të komentojë mbi statusin e aplikantëve të veçantë. Ka një shumëllojshmëri të OJQ -ve, organizatave të shoqërisë civile, si dhe organizata të zhvendosjes në Maqedoninë e Veriut, Shtetet e Bashkuara dhe globalisht që po ndihmojnë kalimin e të evakuuarve në një jetë të jashtë Afganistanit”, thonë nga Ambasada Amerikane në Shkup.
Qeveria vazhdon të jetë tejet e rezervuar rreth informacioneve që jep në lidhje me të evakuuarit nga Afganistani që po strehohen tek ne. Nuk dihet nëse ndonjëri prej afganëve në moshë madhore ka shprehur dëshirë për qëndrim të përhershëm në vendin tonë, dhe as nëse ndonjëri prej tyre është i angazhuar në marrëdhënie punë ashtu siç kishin paralajmëruar fillimisht institucionet në vend.
“Për periudhën e qëndrimit të qytetarëve që vijnë nga Afganistani në vend, ofrohet kujdes shëndetësor dhe mbështetje psikosociale. Tridhjetë vullnetarë në detyrë të Kryqit të Kuq, të organizuar në tre turne, kujdesen për shpërndarjen e mjeteve shtesë për higjienë, veshje, këpucë. Ata janë të përfshirë në aktivitetet e ribashkimit të familjes dhe ofrojnë kujdes mjekësor në lidhje me ilaçet e terapisë kronike. Me kërkesë dhe nevojë të qytetarëve, një psikolog është në dispozicion”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Qytetarët në fjalë janë të pajisur me vizë 90 ditorë, deri sa të përfundojë procedura për transferimin e tyre në destinacionin përfundimtare. Grupi i parë i shtetasve afganë në vendin tonë mbërriti në fund të gushtit./Alsat/
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...