Si bazë e këtij shkrimi merret një shkrim i javores “Republika” e cila mbron politikat qeveritare dhe e cila ka shkruar lidhur me aferën e përgjimeve, duke involvuar këtu ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, gjegjësisht diplomatëve të huaj.
Sipas shkrimit, për dallim nga Agjencia Amerikane Kombëtare (NSA), e cila në bashkëpunim dhe marrëveshje me partnerët e saj hyn në qasje të kabllove optik për përgjimin e të dhënave të internetit, telefonike dhe të tjera, në rastin e Maqedonisë përgjimi është kryer me mekanizma klasik. Bëhet fjalë për sisteme aparaturash që edhe pse janë vjetruar, megjithatë mund të kryejnë punë për porositësit.
Kryeministri Nikola Gruevski nuk ka zbuluar se cili shërbim i huaj ka marrë pjesë në këtë rast, edhe pse siç nënvizohet në këtë shkrim, autoritetet maqedonase të sigurimit shtetëror e dinë se kush ka porositur dhe kush ka marrë pjesë në përgjimet.
Siç thuhet në këtë revistë, të huajt para pesë viteve kanë hyrë në kontakt me ish-shefin e shërbimit sekret, Zoran Verushevski, i cili ka formuar rrjetin e tij nga ish-bashkëpunëtorët dhe ka nisur përgjimet. Një nga mënyrat e përgjimit është përmes resurseve të DSK (Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit). Njëri nga punonjësit e DSK-së thuhet se është ndaluar dhe ka pranuar veprën, për çka u dënua me tre vjet burg.
Ai ka thënë “se ka gjetur një inxhinier në DSK dhe se përmes parave ka arritur që të përfshijë në përgjimin e personaliteteve publike”.
Siç paralajmërohet nga këto media proqeveritare, Gruevski ka lënë mundësinë e hapur që pas mbylljes së procedurës hetimore të përgjimeve, të pasojë edhe deportimi i ndonjë diplomati të huaj.
Si pistë e dytë dyshohen agjentët amerikanë dhe britanikë. që përmes qasjes në kabllot optik kanë shfrytëzuar viruset që të hyjnë në kanalet e roamingut të shfrytëzuesve të telefonisë celulare. /INA/
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi: Kosovës ia rriti dy djem...
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024
Hamza takoi veteranët e UÇK-së në Skenderaj: Ju nderojmë sot...