Qeveria e Maqedonisë ka hequr masën për punë fleksbile në administratën shtetërore.
Tashmë të gjithë administratorët duhet të punojnë nga ora 8 deri në ora 16:00 dhe ky vendim do të vlejë nga 1 tetori.
“Qeveria mori vendim që ta suspendojë vendimin për punë fleksibile për të gjithë punonjësit në administratën shtetërore, dhe në vend të punës prej orës 7:30 deri në ora 15:30 dhe 8:30 – 16:30, nga një tetori do të vlejë orari 8:00 – 16:00”, njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.
Ndryshe, pas tre viteve të orarit fleksibil, administrata publike nga 1 tetori do të punojë me termin fiks./Telegrafi/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...