Ish deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Zulfi Adili – Qufa, në debatit televiziv në televizionin Nova ka pohuar se ky moment është shumë i rëndësishëm për shqiptarët, sepse tani është mundësia e artë e shqiptarëve.
“Sinqerisht është për të ardhë keq se si pala maqedonase akoma edhe pas sa viteve në pushtet të OBRM-PDUKM-së dhe pas kalimit të sa skandaleve me afera korruptive, nuk arritën të vetëdijesohen dhe ta dënojnë këto politika, por e nxjerrin si fitues OBRM-PDUKM-së. Por pa marrë parasysh kësaj ne shqiptarët duhet t’i kemi të qarta pozicionet tona, dhe nuk kemi ndërmend të lëshojmë pe, sepse kjo është një mundësi e artë për ne në këto momente, që ta ridefinojmë statusin tonë juridik dhe kushtetues në vend”, deklaroi Adili, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai po ashtu ka pohuar se maqedonasit pa dallim se çka do të vendosin, ato duhet ta kenë të qartë se pa shqiptarët as nuk mund të krijohet qeveri, po as nuk mund ta mbajnë shtetin.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...