Ademi: Situata në Parlamentin e Maqedonisë, jashtë kontrollit

14:24 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Seanca disaditore e konstituimit të Kuvendit të Maqedonisë të enjten serish është ndërprerë për shkak të sjelljes së pashembullt të një pjese të deputetëve, ndërsa deputeti i partisë shqiptare BDI Xhevat Ademi vlerësoi se situata në parlament sot është jashtë kontrollit.

Kryetari i Kuvendit, Trajko Velanoski, siç transmetojnë mediat në Shkup, ishte i detyruar që të ndërpresë seancën, pasi një pjesë e deputetëve filloi të sillet në mënyrë të papërshtatshme dhe të bërtasin, ndërsa pasi nuk i shkoi për dore që t’i qetësojë, është shpallur pushim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme