Arbër Ademi nga Fronti Europian deklaroi se po tentohet që t’u merren dy mandate në njësitë zgjedhore numër 5 dhe 6, nëpërmjet ankesave të dorëzuara nga partitë tjera politike në KSHZ. Rastin, Ademi tha se kanë paraqitur në organizatat ndërkombëtare.
“Në bazë të një marrëveshje të fshehtë joparimore, duke shkelur vullnetin e popullit në mënyrë të orkestruar kanë parashtruar orkestrime gjegjësisht ankesa për vendvotime të caktuar në njësinë zgjedhore numër 5 dhe 6, megjithëse për të njëjtat nuk është konstatuar asnjë parregullsi gjatë procesit zgjedhor edhe pse është konstatuar ajo nëpërmjet të nënshkrimit të procesverbaleve nga anëtarët e komisioneve zgjedhore nga vet partitë politike. Qëllimi është i qartë, Frontit Europian dëshirojnë t’ia marrin 2 mandate, megjithëse këto mandate janë rezultat i vullnetit të lirë të qytetarëve”, ka theksuar ai.
Sipas tij, ankesat janë vetëm për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato presidenciale edhe pse ju referohen të njëjtave vendvotime. Ademi ka theksuar se kundërshtimet janë kryesisht në vendvotimet ku parashtruesi, ai që ankohet, ka më tepër vota.
“Në komunën e Zhelinës, në vendvotimin 2101 rezultati është Vlen 332 votues, Fronti 134, ky vendvotim është në fshatin e kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Lëvizja Besa e konteston rezultatin i cili tregon se ata kanë numër më të madh të votave. Në njësinë zgjedhore numër 5, vendvotimet ku nuk ka vota Fronti por VMRO pra fiton bindshëm në ato vendvotime, 1295 ku VMRO ka 409 vota, LSDM 103, Fronti Europian 0, qëllimi është të ketë transfer votash që të humb Fronti një mandat të fituar nga qytetarët”, ka deklaruar Ademi.
Ai ka theksuar se për këtë janë informuar komunitetin ndërkombëtar, SHBA, BE, NATO, OSBE për një skenar të errët për të devijuar vullnetin e popullit./rtk
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...