Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, sot deklaroi se me qasje serioze janë duke u shqyrtuar të gjitha opsionet për fëmijët e pavaksinuar, të cilët duhet ta fillojnë arsimin fillor, me qëllim që sipas tij, të respektohen ligjet dhe të ruhet shëndeti publik.
Ai tha se është realizuar takim me ministrat e Shëndetësisë dhe Drejtësisë, Venko Filipçe dhe Renata Deskoska, ndërsa shtoi se për këtë çështje do të diskutohet edhe në seancën qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Një prej opsioneve që do të shqyrtohen është të regjistrohen nxënësit, ndërsa në ndërkohë të vaksinohen shtator, gjegjësisht në fillim të shtatorit të ketë vansinim në terren për të gjithë nxënësit e pavaksinuar”, tha Ademi.
Ai shtoi se në mënyrë plotësues do të zbatohen konsultime me ekspertë të fushave, me qëllim që të gjendet zgjidhje e shpejtë për shkak të epidemisë së fruthit./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...