Ademi: Lajm i rrejshëm është se shkollat do të hapen më 18 maj

12:29 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në faqen e tij në Facebook e ka shpërndarë një vendim të ministrisë, që sipas tij është i rrejshëm, në lidhje me rihapjen e shkollave në vend.

Ai thotë se është lajm i rrejshëm vendimi që u përhap në rrjetet sociale, ku thuhej se shkollat do të hapen më 18 maj.

Ndërsa ka reaguar edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, prej ku thonë se akoma nuk kanë marrë vendim për rihapjen e shkollave.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës e demanton informacionin që u shpërnda sot nga disa mediume, për kinse dekretin e miratuar nga Qeveria, me të cilin parashihej hapja e shkollave fillore dhe të mesme më 18 maj 2020”.

“Informojmë se bëhet fjalë për informacion të rrejshëm dhe dokument që fare nuk është përgatitur nga ana e Ministrisë dhe miratuar nga Qeveria. Kjo temë nuk është diskutuar në seancat qeveritare ditëve të kaluara”, thonë nga MASH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme