Ademi: BDI është parti transparente, nuk bënë koalicione të fshehta

00:49 | 18 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Këta të LR-PDSH-së vajtojnë se nuk kanë pushtet, ndërsa janë pjesë e Qeverisë. Në Gostivar është kandiduar ministër…, ka thënë zëdhënësi i Shtabit qendror të BDI-së, Arbër Ademi, duke akuzuar dy partitë tjera – atë të Ziadin Selës dhe Besën për koalicion me VMRO-në.

“Ndryshe nga BDI, e cila është transparente dhe e hapur gjithmonë, LR-PDSH dhe BESA bëjnë koalicione të fshehta. Në Strugë LR-PDSH është në koalicion me VMRO-në dhe këtë nuk e fshehin. Mos e mohoni koalicioni, sepse për poste dhe pozicione ju fare nuk e keni problem”, ka thënë Ademi, duke ironizuar me përfaqësuesin e LR-PDSH-së. Ademi është shprehur i  sigurt në fitoren e kandidatit të BDI-së në Strugë, Ramiz Merko.

“Neve na vjen mirë që z.Merko futet në raundin e dytë, ndërsa jemi të sigurt se do të jetë fitues më 29 tetor, sepse besojmë se struganët kanë besim te Programi parazgjedhor i z.Merkos. Fundja, Struga shqiptare dihet se është projekt i BDI-së”, ka thënë Ademi.

Ai, mes tjerash ka përsëritur se zgjedhjet e së dielës ishin të qeta, demokratike dhe me standarde ndërkombëtare, ndërsa ka bërë thirrje që parregullsitë zgjedhore, nëse janë evidentuar, të paraqiten në organet përkatëse. Ai ka mohuar që, në vendvotimet shqiptare, të ketë pasur manipulime me votën e elektoratit shqiptarë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme