Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka uruar Jakov Milatoviqin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Abazoviq tha se Milatoviq, është presidenti i parë evropian i Malit të Zi.
“Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!”, tha Abazoviq, përcjell Arbresh.info.
Sonte Jakov Milatoviq, arriti të triumfoj në zgjedhjet presidenciale kundër Milo Gjukanoviq, i cili e ka drejtuar Malin e Zi deri më sot.
Milatoviq siguroi mbi 60 për qind në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Fitore! Përgëzoj @JakovMilatovic për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! 🇲🇪🇪🇺 Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 2, 2023
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...