Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e sheh si pozitive perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojmë drejt anëtarësimit në BE.
Politikani shqiptar i Malit të Zi shprehet i bindur kur thotë se Shqipëria bashkë me Serbinë, janë dy shtete që kanë në dorë stabilitetin në rajon.
“Kemi dy shtete më të mëdha se të tjerët, Shqipëria dhe Serbia, dhe politika bëhen prej atyre shteteve, dhe ky rajon ose ka stabilitet ose shkon në një konflikt të ftohtë. Rolin e Shqipërisë e shoh jashtëzakonisht të rëndësishëm, si një frymë për të ndërtuar ura ndaj popujve të tjerë. Nëse Mali i Zi futen në BE, dhe asnjë shtete tjetër nuk futet, nuk mendoj se do të kemi ndonjë përfitim të jashtëzakonshëm. E njëjta gjë vjen edhe për Shqipërinë, por Shqipëria ka marr drejtimin e vet”, u shpreh Abazoviq
Pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, duke i konsideruar ende të ngrira marrëdhëniet me Serbinë, ish-kryeministri i Malit të Zi sheh edhe anën tjetër të medaljes.
“Kryeministri Rama, por edhe vetë, kemi shfrytëzuar një energji për të afruar pak qëndrimet por nuk ka pasur shumë sukses në këtë në të kaluarën. Shpresoj që me zgjedhjet e reja do të vijë një frymë e re. Ato shtete duhet të gjejnë mënyrën për të bashkëpunuar”, u shpreh ai.
Për Abazoviq ardhja e Trump në krye të SHBA-ve, nuk rezervon surpriza.
“Ndoshta është personi që mund të jetë një shan për ne. Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, ndoshta me Trump kjo do të shkojë më mirë. Në nivel global nuk kemi asnjë shtete që është më partner se SHBA në politikat ndërkombëtare”, tha Abazoviq.
Këto deklarata politikani shqiptar i Malit të Zi i bëri, me ardhjen e tij në Tiranë enkas për Bienalen e karikaturës./rtsh
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë