Google ADS

Abazoviq: Personalisht e mbështes për kryeministër të Malit të Zi profesorin Krivokapiq

23:08 | 16 Shtator 2020
L G

Drejtuesi i “Ura”, Dritan Abazoviq, njoftoi në emisionin “Intervistë” në TVCG, se qeveria e re nuk do të lejojë ngritjen e tensioneve kombëtare.

Siç deklaroi politikani shqiptar, ai që shkel konceptin themelor të Marrëveshjes së nënshkruar nga ai dhe udhëheqësit e listave “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe “Paqja është kombi ynë” nuk do të ketë mbështetjen e koalicionit “Bardhë e Zi”.

Ai theksoi se personalisht nuk do të ketë asgjë kundër që kryeministër i ri i Malit të Zi të jetë udhëheqësi i koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, transmeton Telegrafi.

“Të premten kemi mbledhje kryesia e partisë, kështu që ne do të sjellim disa vendime të rëndësishme, por unë personalisht e pranoj profesorin Krivokapiq si Kryeministrin e ri”, vuri në dukje ai.

Ai gjithashtu njoftoi se shpreson që brenda shtatë ditëve, Mali i Zi të bëhet me kryetar të ri të Kuvendit, sepse, siç thotë Abazoviq, negociatat po shkojnë shumë mirë.

I pyetur se si po hyjnë në një koalicion me parti krejtësisht të kundërta ideologjikisht, Abazoviq u përgjigj se nuk e di nëse ato kanë ndryshuar, por se ekziston një Marrëveshje që duhet të respektohet.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga programi ynë as për një milimetër, nëse ka ndonjë pikë të diskutueshme në atë Marrëveshje. Mbajtësit e listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” nënshkruan se do të respektojnë kushtet tona. Ne promovojmë politikën kozmopolite, me pak forcë. Ata nënshkruan se nuk ka kërcënonin interesat kombëtare, ndryshim të simboleve, se ne do të bashkëpunojmë me NATO-n, se nuk do të ketë revanshizëm, nuk do të ketë tërheqje të njohjes së Kosovës, se duam bashkëpunim me partitë e pakicave”, pohoi Abazoviq.

Ndryshe, sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, koalicioni “Odlučno za Crnu Goru! DPS – Milo Gjukanoviq” fitoi 30 vende, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27, koalicioni “Paqja është kombi ynë” dhjetë dhe koalicioni “Bardhë e Zi” katër vende.

Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kenë secila nga tre deputetë si dhe dy SDP. Lista shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Jedonoglasno” do të kenë secili nga një përfaqësues.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme