Presidenti i Lëvizjes Civile (GP) URA, Dritan Abazoviq, pohoi se do të votonte për shkarkimin e një anëtari të kabinetit qeveritar që mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Abazoviq tha se propozimi për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vladimir Leposaviq, nuk ishte një propozim i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), por i kryeministrit Zdravko Krivokapiq.
“Ne nuk do të veprojmë jashtë parimeve tona”, tha Abazoviq. Ai theksoi se nuk kishte asnjë informacion se Leposaviq do të jepte dorëheqje të premten, duke deklaruar se do të kishte dhënë dorëheqjen nëse Kryeministri do t’ia kërkonte atë.
Ai vuri në dukje se do të votojë për shkarkimin e Leposaviqit, por që pret të jap dorëheqje vetë, raporton rtcg.
Ndryshe, Lepozaviq ka mohuar se shteti serb ka kryer gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinë gjersa ka pohuar se edhe Tribunali i Hagës ka fshehur krimet e supozuara shqiptare ndaj serbëve në Kosovë./EO/
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...