Abazoviq do të marrë pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës

13:47 | 23 Qershor 2021
arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq do të marrë pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës pas deklaratave skandaloze që dha ish-kolegu i tij në kabinetin e qeverisë malaziase.

Lajmi u konfirmua nga Sadik Ahmetoviq, ish-ministër i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vitin e kaluar praninë në Srebrenicë e kishte konfirmuar Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi, por për shkak të situatës epidemiologjike nuk kishte marrë pjesë.

Një lajm tjetër që ka zemëruar serbët është edhe dhurimi i vaksinave nga Mali i Zi për Forcat e Sigurisë së Kosovës [FSK].

Së fundi, Qeveria e Malit të Zi e ka shkarkuar ministrin e saj që e mohoi gjenocidin në Srebrenicë./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme