Google ADS

Abazoviç shkarkon drejtorin e aeroporteve në Malin e Zi, mediat lokale: Po përgatitet dhënia me konçension

07:37 | 3 Gusht 2022
A. B.

Drejtori ekzekutiv i Aeroporteve të Malit të Zi, Goran Jandreoski është shkarkuar sot nga detyra, pasi raportimeve për dhënien me konçesion të dy aeroporteve të shtetit fqinj biznesmenëve të afërt me kryeministrin Dritan Abazoviç, shkruan vijesti.me.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv do të jetë Vladan Drašković deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, ndërsa si drejtor i ri pritet të zgjidhet nënkryetari i Partisë Boshnjake Damir Gutić, i afërt me kryeministrin malazez, Dritan Abazoviç.

“Draškoviç është emëruar nga Bordi i Drejtorëve të “Aerodrom Crne Gore”, pasi Goran Jandreoski më herët në seancën e rregullt u shkarkua nga pozita e drejtorit ekzekutiv. Bordi i drejtorëve në periudhën e ardhshme pret që menaxhmenti të përshpejtojë modernizimin. Falënderojmë z. Jandreoski për proceset e filluara në kompani dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i urojmë fat dhe suksese në punën e tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin nga Aeroportet e Malit të Zi.

Jandreoski zyrtarisht e mori detyrën një vit më parë, më 19 korrik 2021, ndërsa është një ekspert i njohur rajonal i aviacionit nga Maqedonia e Veriut me një karrierë të pasur profesionale. Ai ishte drejtor i Agjencisë së Aviacionit Civil në Maqedoninë e Veriut, por edhe menaxher në disa pozita në aeroportin e Shkupit.

Shkarkimi i tij vjen pak kohë pasi Bordi i drejtorëve të Aeroportit të Malit të Zi, në seancën e 8 korrikut shkarkoi Bordin e mëparshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Aeroportet e Malit të Zi dhe emëroi një përbërje të re, të kryesuar nga Eldin Dobarzic, anëtar i partisë së Abazovicit. Anëtarë të tjerë të rinj të Bordit të Drejtorëve janë Kemal Purisic (Partia Boshnjake), Slavko Vukcevic (SNP), Momçilo Martinovic (DPS) dhe Nebojsa Gjokovic (DF).

Sipas mediave malazeze, ndryshimet po bëhen me qëllim për dhënien me koncesion të aeroporteve, biznesmenëve të afërt me kryeministrin Dritan Abazoviç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme