Google ADS

Abazoviç: Qeveria do të emërojë sot drejtorin e ri të Policisë në Mal të Zi

09:41 | 17 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në fillim të këtij muaji,, ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Veselin Veloviç.

Lajmin e kishte bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Twitter, pa dhënë detaje në lidhje me arsyet e shkarkimit, transmeton indeksonline.

Ndërsa sot, Abazoviç ka publikuar një fotografi me Veloviç, teksa ka shkruar:

Drejtori i Administratës Policore (UP) Veselin Veljoviç, sipas marrëveshjes, më informoi sot se ai po largohet nga funksioni i rëndësishëm.

Faleminderit dhe vazhdoni! Qeveria tashmë do të emërojë një “V” të ri sot. U.d drejtorin e Departamentit të Policisë!

Ndryshe, Veselin Veloviç ka qenë në krye të detyrës nga viti 2005 deri më 2011, e më pas është kthyer në këtë detyrë më 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme