Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka marrë çmimin “Shqiponja e Artë” në Tiranë, në ceremoninë që është organizuar në përkujtim të ditës së arbëreshëve.
Gjatë fjalës së tij pas marrjes së çmimit, Abazoviç tha se ky çmim duhet të jetë simbol bashkëpunimi dhe dashurie mes shqiptarëve në mbarë botën.
“Kur kemi vendosur për herë të parë për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Malit të zi, propozimi ynë ka qenë si të bëhet një Shqiponjë, dhe ajo shqiponjë mund të jetë edhe e artë.
Shqiponja e artë dy vendet i bashkon dhe krijon një urë bashkëpunimi. Shqiponja do të jetë simbol i përkohshëm i dashurisë dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve në BE. Falemindert shumë”, tha Abazoviç./euronews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...