Abazoviç kërkon zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëherazi

15:37 | 26 Tetor 2022
L G

Nuk kam asgjë kundër zgjedhjeve të reja, tha kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raportoi portali malazias, Analitika.

Por, u shpreh ai, duhet “pajtuar” për zgjedhje të përbashkëta – parlamentare dhe presidenciale.

Abazoviç vlerësoi se pas zgjedhjeve komunale të së dieles, skena politike e Malit të Zi ka ndërruar, dhe se njëjtë edhe zgjedhjet parlamentare do të “rikonfiguronin politikisht vendin”.

“Zgjedhjet janë zgjidhja optimale. Kemi ndryshim të skenës politike në zgjedhjet lokale. Duhet të pajtohemi rreth datës së zgjedhjeve, të shohim të jenë zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale. Në cilindo rast, mendoj se pas të dieles do të kemi një Mal të Zi ndryshe, tensionet janë zhbërë dhe disa trende janë bërë të qarta”, ka thënë Dritan Abazoviç.

Mali i Zi momentalisht e ka gjetur veten në një “limbo” të funksionalitetit institucional, me një qeveri të rrëzuar dhe në mandat teknik, me një mandatar i cili nuk mund të formojë qeverinë, dhe me një iniciativë të Presidentit të Malit të Zi për të shkurtuar mandatin e parlamentin e cila nuk mund të kalojë./reporteri/

Të ngjashme