Zëvendeskryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka bërë të ditur se qeveria e re e Malit të Zi ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar Zvetozar Maroviçin.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Abrazoviç tha se kërkesa e rinovuar për ekstradimin e Maroviç u dërgua në mënyrë që të krijoheshin marrëdhënie më të mira me Serbinë.
Maroviç, i akuzuar për korrupsion, dhe si kreu i një grupi që ndante rryshfete dhe leje ndërtimesh në qytetin më të madh turistik në vend.
Maroviç ishte edhe “Peshku i parë” i madh në luftën ndaj korrupsionit në vend përpara se Mali i Zi të niste negociatat e anëtarësimit me BE-në.
Maroviç kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet në ekzil prej 2016-ës dhe foli vetëm në fushatën e fundit zgjedhore ku përkrahu opozitën filoserbe dhe kërkoi largimin nga pushteti të Milo Gjukanoviçit.
Maroviç akuzoi Gjukanoviçin se ka persekutuar atë dhe familjen e tij. Maroviç, i cili ka qenë Presidenti i fundit të Unionit Serbi-Mali i Zi i janë ngrirë të gjitha asetet financiare familjare që kapin shifrën e miliona eurove.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...