U bënë 1 muaj që kur Dibra u izolua tërësisht dhe u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Pritet që nesër Qeveria në seancë të marrë vendim se a do të vazhdojnë të njëjtat masa. Kryetari i Dibrës Hekuran Duka thotë se qytetarët përgjatë këtyre javëve kanë respektuar masat e qeverisë në përgjithësi.
“Mendoj se jemi nga fundi, por duhet që kjo luftë të vazhdojë deri në fundin e vet. Ndoshta do të vijë ajo ditë dhe e shohim se ajo është afër që kjo zona e Dibrës të mos ketë asnjë rast që është i infektuar me korona virus. Por prapë ne duhet të jemi të kufizuar me orët policore dhe duhet të jemi të kujdesshëm ne qoftë se hiqen masat atëherë duhet të jemi të kujdesshëm që mos të vinë persona të cilat janë të infektuar nga regjione tjera”, tha Hekuran Duka – kryetar i Komunës së Dibrës.
Në Dibër ka 1 javë që kur nuk ka pasur rast të ri nga ky virus. Ndërsa pritet rezultati i 6 personave që u është marrë mostra .
“Janë marrë 6 strisha apo 8 teste të tjera të cilat janë çuar dje, presim rezultate se si do të dalin. Në përgjithësi shikohet një stabiltet i situatës, përshtypja është se ka stabilitet. Edhe pacientët të cilët kërkojnë ndihmë që dyshojnë se kanë simptomë të kovid 19 në spitalin e përgjithshëm të Dibrës janë reduktuar në minimum”, theksoi Hekuran Dika – kryetar i komunës së Dibrës.
Numri i të prekurve nga Kovid 19 mbetet 49, prej tyre 4 persona kanë ndërruar jetë. Për momentin 29 në mjekim shtëpiak ndërsa 180 persona në izolim shtëpiak.
Sot pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Pr...
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...