Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut sot në mesditë pritet të mbajë mbledhje në kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski në vilën “Vodno”, ku do të vendoset për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.
Në seancë, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, do të marrin pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sot është dita e fundit kur skadon afati i tretë- dyjavor i gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga presidenti Stevo Pendarovski.
Presidenti i vendit duke filluar nga 18 marsi deri tani ka sjell tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej nga 30 ditë, ndërsa e fundit prej 14 ditësh./ina
Ilir Meta mbërrin në SPAK
Leo, Gresës: Të premten Sara me kufera jashtë
Kim Jong Un ndalon ngrënien e “hotdogëve” dhe divorcet në sh...
Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Bri...
Ishte katër vite pjesë e skuadrës, City po mendon për një ri...
Krasniqi mban takim me shtabin zgjedhor në Mitrovicë