Serbinë e pret ndoshta ulja e pragut zgjedhor për futje në parlament. Gazeta “Politika“ shkruan se cenzusi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen në fund të prillit apo në fillim të majit, do të ulet prej 5% në 3%.
Llogaritë tregojnë se nga tre milionë votues sa dalin në zgjedhje, për futje në parlament do të nevojiten vetëm 90.000 vota dhe jo si tani rreth 150,000.
Këto shkrime nuk i ka përgënjeshtruar deri tani asnjë përfaqësues i pushtetit në Serbi, por janë kritikuar nga shumë analistë. Ata thonw se ligjet zgjedhore nuk ndryshohen në prag të zgjedhjeve. Ndërkohë që ulja e pragut zgjedhor do të mundësonte futjen në parlament të partive të vogla, që mund të përdoren si satelitë nga partitë në pushtet.
Ndërsa mbështetësit e idësë thonë se ulja e pragut zgjedhor do të ulte edhe numrin e votave të humbura, për shkak se shumë parti të vogla nuk mund të arrijnë 5%, e që më së shumti i shkon në favor partisë më të madhe.
Vendim i keq madje edhe për standardet serbe
Dushan Spasojeviq, docent në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, pohon se këto shkrime të mediave duhet të merren me rezerva, sepse mund të jenë vetëm si sprovë e reagimit të opinionit. Por nëse merret ky vendim, kjo do të thoshte se pushteti në Serbi ka injoruar të gjitha marrëveshjet e vitit të kaluar me opozitën, që janë arritur në prezencën e përfaqësuesve të Bashkimin Evropian.
“Kjo do të ishte frikësuese, madje edhe për standardet tona, që tre muaj para zgjedhjeve të ndryshohet ligji zgjedhor”, thotë Spasojeviq për DW. Ai beson se shkrimet e mediave të afërta me qeverinë janë “vetëm një provokim i opozitës, e cila ka paralajmëruar se do t’i bojkotojë këto zgjedhje”, tha Spasojeviq.
Në shoqëritë demokratike nuk mund të ndryshojnë ligjet zgjedhore në prag të zgjedhjeve, thotë për DW, politologu Mladen Mrdalj.
Pasi Serbia nuk është vend demokratik, as kjo nuk duhet të na befasojë. Ky hap i pushtetit ka dy synime strategjike – të frikësojë opozitën që do të bojkotojë zgjedhjet dhe të shkaktojë përçarje në opozitë. Një vendim i tillë do të mundësonte futjen në parlament të disa partive të vogla, që do të humbte kuptimin e bojkotimit të zgjedhjeve nga partitë më të mëdha opozitare“, thotë Mrdalj.
Opozita e kontrolluar
Kritikët thonë se Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq, do të mundësonte në këtë mënyrë futjen në parlament të një ‘opozite të kontrolluar’. Ulja e cenzusit zgjedhor do të mundësonte futjen në parlament të partive të vogla si SPAS e Aleksandar Shapiqit, radikalët e Sheshelit, partia METLA apo djathtistëve të Misha Vaciqit.
“SNS funksionon si një hijerarki piramidale me karakter paramilitar, ndaj mund të ndodhë që kjo parti të urdhërojë politikanët lokalë që zgjedhësit e tyre të votojnë në nivelin lokal disa parti tjera të vogla“, pohon Mrdalj. Vendimi për uljen eventuale të pragut zgjedhor do të ishte një grusht i rëndë për opozitën që do të bojkotojë zgjedhjet, mendon ai.
Mbështetësit e idesë thonë se në këtë mënyrë mundësohet futja në parlament e partive më të vogla, që do të mundësonte një gjallërim ideshë dhe përfaqësim më të mirë të qytetarëve. Mladen Mrdalj thotë se në këtë mënyrë zvoglohen efektet e bojkotit.
“Nuk do të shihej qartë dominimi i SNS, sepse futja në parlament e disa grupeve ekstremiste do të bënte që SNS të duket si një parti e matur, me orientim evropian dhe demokratik. Për dallim prej politikanëve si Vaciqi apo Shesheli, përfaqëseusit e partisë në pushtet do të dukeshin si politikanë evropianë”, pohon Mrdalj.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...