Sinjalet e para të krizës së naftës do te ndihen këtë javë, nëse ndërkohë nuk zgjidhet problemi me derivatet e naftës në Maqedoni.
Nga kompania e përpunimit të naftës OKTA kanë theksuar se situata është alarmante, pasi që një javë mbi 30 kamionë të ngarkuar me cicterna nafte presin nëpër pikat kufitare për të hyrë në Maqedoni. Pika kufitare Evzoni në Gjevgjeli është e mbyllur për shkak të protestave të bujqve në Greqi. Ndërsa kamionët nuk e kalojnë kufirin as në pikën kufitare në Dojran.
“Situata është alarmante, duke pasur parasysh faktin se kamionë të ngarkuar me naftë mbesin të bllokuar në pika kufitare. Kjo paraqet situatë jo të sigurt dhe jo stabile. Nëse nuk bëhet ndonjë marrëveshje me kohë nga institucionet relevante, do t’i ndjejmë sinjalet e para të krizës së naftës këtë javë. Kjo do të thotë se kërkohet zgjidhje urgjente”, thonë nga OKTA, transmeton Gazeta Express.
Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi dje deklaroi se nuk do të lejoj të ketë krizë.
“Do të pengojmë që të ketë një krizë të tillë. Do të punojmë që të gjindet zgjithje për të gjitha kompanitë që janë të bllokuara në pikat kufitare”, tha Kuçi.
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka