Google ADS

A do shkojnë të votojnë të dielën? Si përgjigjen shqiptarët

08:59 | 26 Qershor 2019
Arbresh Info

Qytetarë thonë se refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje.

Qytetari: Jo përse të votoj. Për çfarë duhet të votoj. Mbi veten e vet do t’i bëjë Edi Rama.

Por një pjesë e tjetër thotë se do të shkojë të votojë të dielën.

Qytetar: Po do shkoj të votoj.

Qytetar: Jo. S’do jem këtu prandaj.

Marjana Legisi: Po nëse do ishit këtu do votonit.

Qytetar: Po.

Qytetar: Do shkoj të votoj.

Ajo që i bashkon qytetarët, ata që do të shkojnë dhe ata që nuk do të shkojnë në votime, është fakti se nuk besojnë që do të ketë përplasje mes qytetarëve.

Qytetare: Nuk besoj se do të ketë përplasje derisa të rrezikohet jeta e njeriut.

Qytetar: Për mendimin tim nuk duhet të kenë frikë fare që të dalin dhe të shkojnë të votojnë. Është e drejta e tyre.

Qytetar: Jo unë nuk kam frikë, kam frikë vetëm nga zoti. Ça janë rob si puna ime nukm i kam frikë.

E ato pak zëra që i druhen këtij fakti thonë se nga përplasja rrezikohen më shumë periferitë.

Qytetare: Këtu në Tiranë nuk besoj, nëpër fshatra ka mundësi. Kam përshtypjen se edhe mund të ndodhin trazira, por në Tiranë nuk besoj.

Por qytetarët kërkojnë nga e gjithë klasa politike dialog dhe kompromis.

Qytetari: Kompromisi duhet të ishte arritur me kohë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme