Vuçiq dhe Bërnabiq ndezin qirinj në kujtim të Oliver Ivanoviqit

14:09 | 16 Janar 2023
A Z

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe gruaja e Oliver Ivanoviqit kanë ndezur qirinj në kujtim të tij, në pesë vjetorin e vrasjes së tij.

Bashkë me drejtuesit serb dhe familjen e Ivanoviqit i pranishëm në ndezjen e qirinjve ishte edhe Petar Petkoviq, drejtues i Zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Petloviq, me anë të një njoftimi ka thënë se familja e Ivanoviqit është ende në pritje të drejtësisë.

“Pesë vjet pikëllim, dhe familja e të torturuarit Oliver Ivanoviq ende pret drejtësi. Ne nuk do të ndalemi së insistuari që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të dalin para drejtësisë. Dhe ai mesazh po dërgohet edhe sot qartë dhe në mënyrë të qëndrueshme si një vend”, shkruan Vuçiq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme