Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2236 testime për coronavirus, prej të cilëve 394 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 190, Kavadari – 29, Veles – 19, Dellçevë – 16, Kumanovë – 14, Ohër – 12, Dibër – 12, Gostivar – 11, Prilep – 7, Shtip – 7, Manastir – 7, Berovë – 7, Demir Kapija – 7, Kërçovë – 6, Tetovë – 5, Strumicë – 5, Gjevgjeli – 5, Shën Nikollë – 4, Negotinë – 4, Vinicë – 4, Strugë – 3, Koçan – 3, Kriva Pallanka – 3, Radovish – 3, Krushevë – 3, Resnjë – 2, Probishtipi – 2, Kratovë – 2 dhe Pehçevë – 2.
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për coronavirus.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik si të shëruar ka regjistruar gjithsej 387 pacientë.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 91.555, prej të cilëve 80.008 janë shëruar, ndërsa 2.821 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 8.726./Telegrafi/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK