Konform të dhënave nga ISHP-ja, MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e veriut, nga 1.774 testet e kryera, janë shënuar 792 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 203 janë riinfektime.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë shënuar raste të vdekjeve, por konform regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19, nga sistemi “Termini Im”, në kushte shtëpiake nga 14 deri më 18 Korrik, kanë ndërruar jetë dy persona
Ndryshe, nga filli i kësaj jave, vijon rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19.
Të hënën u raportua për 899 raste, që kishin të bënin edhe për ditët e fundjavës kurse të martën u regjistruan 770 infektime të reja, duke e çuar në 3.595 numrin e rasteve aktive në nivel vendi.
Autoritetet e shëndetësisë në vend nuk rekomanduan masa të reja anti-covid me arsyetimin se situata epidemiologjike është në kontroll dhe se nuk ka presion mbi spitalet.
Por, maskat mbrojtëse janë të detyrueshme në institucionet shëndetësore, azilet e pleqve, barnatoret dhe transportin publik./klanmacedonia/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...